“The New York Times” publikon pamje të reja – momenti kur raketa goditi aeroplanin me pasagjerë në Iran

0 3

Mediumi prestigjioz amerikan “The New York Times” ka publikuar disa pamje të cilat thuhet se tregojnë momentin e rrëzimit të aeroplanit në Iran.

Sipas këtij mediumi, përcjell Telegrafi, pamjet që janë të verifikuara tregojnë se si ushtria iraniane nisi dy raketa në drejtim të aeroplanit të pasagjerëve në një interval prej 30 sekondash.

“Aeroplani, i ndezur, vazhdoi të fluturonte për disa minuta para se të rrëzohej dhe të vriste të gjithë 176 personat në bord”, thuhet në përshkrimin e pamjeve.

Bëhet fjalë për një rrëzim të një aeroplani ukrainas i cili ishte rrëzuar pak pasi Irani kishte kryer një sulm me raketa ndaj dy bazave amerikane në Irak.

Fillimisht Irani kishte thënë se aeroplani kishte pësuar një defekt teknik dhe filloi të kthehej për në Teheran, por ekuipazhi nuk bëri një thirrje radio për të ngritur alarmin.

Megjithatë, gjatë ditës së sotme, mediat kanë raportuar se presidenti iranian, Hassan Rouhani, ka porositur se Irani do të dënojë të gjithë personat përgjegjës për rrëzimin e paqëllimshëm të aeroplanit të Ukrainës në periferi të Teheranit, duke shtuar se do të kryhen hetime të detajuara për këtë rast.

Ndërkohë, zëdhënësi i gjykatës së Iranit, Golamhosein Esmail, ka bërë të ditur se “disa përsosna” tashmë janë arrestuar për shkak të rolit të tyre në rrëzimin e aeroplanit, duke mos dhënë detaje.

Kujtojmë që aeroplani i aviokompanisë ukrainase “International Airlines”, është rrëzuar pak minuta pasi ishte ngjitur në ajër nga aeroporti i Teheranit, me ç’rast kanë humbur jetën 176 pasagjerë dhe anëtarët e ekuipazhit. /Telegrafi/

The post “The New York Times” publikon pamje të reja – momenti kur raketa goditi aeroplanin me pasagjerë në Iran appeared first on Telegrafi.

Burimi

Shprehe reagimin
Love
Haha
Wow
Sad
Angry

Merrni përditësime në kohë reale direkt në pajisjen tuaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More