Tërmeti i nëntorit, Prokuroria e Tiranës lëshon 40 urdhër-arreste

0 2

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 40 urdhër-arreste pas hetimeve për dëmet e shkaktuara nga tërmeti në kryeqytet.

Sipas burimeve, mësohet se janë shoqëruar disa persona lidhur me këto hetime. Numri i të ndaluarve ka shkuar në 25, ndërkohë që personat e tjerë janë në kërkim.

Në mesin e të ndaluarve ka zyrtarë dhe ish-zyrtarë, inxhinierë, shefa urbanistike dhe ish-drejtues vendorë. Dy prej tyre janë ish-kryetari i Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku, dhe ish-kreu i komunës së Kasharit, Besnik Fuçia.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve.

Nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, në Tiranë nuk pati viktima, por dëme të konsiderueshme materiale. Shumë pallate dhe ndërtesa kanë pësuar dëmtime të rënda.

Aksioni i bluve të kryeqytetit për shoqërimin e personave të dyshuar është shtrirë në Vorë, Kashar dhe Farkë. /tvklan.al/

The post Tërmeti i nëntorit, Prokuroria e Tiranës lëshon 40 urdhër-arreste appeared first on Telegrafi.

Burimi

Shprehe reagimin
Love
Haha
Wow
Sad
Angry

Merrni përditësime në kohë reale direkt në pajisjen tuaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More