Publikohen momentet e fundit të jetës së Maria Gualdalupe Lopez Esquivel – e njohur si vrasëse profesioniste e kartelit meksikan

0 2

Një video që po qarkullon në internet shfaq momentet e fundit të bosit të kartelit të drogës Maria Gualdalupe Lopez Esquivel, e cila u plagos rëndë gjatë të shtënave me policinë në Meksikë.

Videoja dhe fotografitë e publikuara konfirmojnë se bëhej fjalë Maria Guadalupe Lopez Esquivel e njohur si “La Catrina”, që ishte anëtare e grupit të vrasësve profesionistë të kartelit që kishte masakruar 13 zyrtarë policorë gjatë tetorit të kaluar, transmeton Telegrafi.

Zyrtarë të Michoacan kanë bërë të ditur se gjashtë meshkuj dhe një femër ishin vrarë, pasi hapën zjarr ndaj ushtarëve dhe policëve në zonën e njëjtë ku gjatë tetorit të kaluar ndodhi një pritë, që rezultoi me vrasjen e disa zyrtarëve policorë.

Zyrtarët shtetëror fillimisht nuk kishin zbuluar identitetin e femrës së vrarë nga të shtënat, por videoja dhe fotografitë e postuara në internet tregojnë se bëhej fjalë për La Catrinan e plagosur dhe të mbuluar në gjak.

La Catrina ishte një figurë kyçe në kartelin meksikan, ndërkaq në video ajo shihet se si ishte qëlluar në qafë dhe pothuajse i tërë trupi i është mbuluar me gjak. Mjekët kishin konfirmuar se ajo kishte ndërruar jetë si rezultat i humbjes së madhe të gjakut.

Por edhe pse ushtria kishin angazhuar një helikopter për ta dërguar me urgjencë në spital për tretman, ajo ishte shpallur e vdekur pasi nuk i kishte mbijetuar plagëve të marra. /Telegrafi/

The post Publikohen momentet e fundit të jetës së Maria Gualdalupe Lopez Esquivel – e njohur si vrasëse profesioniste e kartelit meksikan appeared first on Telegrafi.

Burimi

Shprehe reagimin
Like
Love
Haha
Wow
Sad
Angry

Merrni përditësime në kohë reale direkt në pajisjen tuaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More