Plenkoviq: Kroacia dëshiron të sigurojë fillimin e nisjes së bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

0 8

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq në fjalimin e tij para Kuvendit Evropian tha se “organizimi i Samitit të BE-së në Zagreb dhe nisja e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë dhe Shqipërisë janë prioritetet kryesor të kryesimit të Kroacisë në me BE-në”.

Siç njoftojnë nga AIM, duke prezantuar prioritetet e kryesimit kroat me BE-në, Plenkoviq para eurodeputetëve theksoi se Kroacia nuk e fsheh ambicien që të sigurojë përkrahje nga vendet anëtare për fillim të nisjes së bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Plenkoviq rikujtoi se Kuvendi Evropian, pas vetos së Francës vjet në tetor, miratoi rezolutë ku mbështetet hapja e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe me këtë, sipas tij, Kuvendi Evropian vërtetoi përkushtimin ndaj politikës kredibile të zgjerimit të BE-së.

Kryeministri kroat tha se kryesimi i Kroacisë me BE-në është shembull më simbolik dhe me këtë dërgohet mesazh për partnerët e Evropës Jug-lindore që nëse vazhdohet me reforma dhe përmbushen kriteret për anëtësim, perspektiva evropiane nuk rrezikohet./Telegrafi/

The post Plenkoviq: Kroacia dëshiron të sigurojë fillimin e nisjes së bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë appeared first on Telegrafi.

Burimi

Shprehe reagimin
Love
Haha
Wow
Sad
Angry

Merrni përditësime në kohë reale direkt në pajisjen tuaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More