Një i vdekur dhe katër të lënduar – pamjet e shpërthimit të një fabrike kimike në Spanjë

0 3

Të paktën katër persona thuhet se janë plagosur pas një shpërthimi në një fabrikë kimike në Spanjë sot.

Ndërkohë, sipas Sky News, nga ky shpërthim, përveç të lënduarve, një person ka mbetur i vdekur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zjarri shpërtheu menjëherë pas orës 6.30 pasdite në një fabrikë kimike në provincën Tarragona të Spanjës verilindore, me shumë mundësi si rezultat i një aksidenti kimik, tha agjencia e mbrojtjes civile e Katalonjës.

Ndërkohë media si El Mundo dhe La Vanguardia thanë që katër persona ishin lënduar, njëri prej tyre seriozisht.

Ndërsa tymi dhe pluhuri janë parë të mbulojnë qiellin e zonës, banorëve u është thënë të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre dhe shërbimi i trenit në zonën afër është pezulluar.

Pas shpërthimit, rreth 20 automjete të urgjencës u nxituan në vendngjarje dhe brigada e zjarrfikësve tha se kishte shpëtuar tre persona të plagosur.

Madje, përveç atyre afër, thuhet se edhe dritaret e ndërtesave në zonat më larg janë tronditur nga shpërthimi. /Telegrafi/

The post Një i vdekur dhe katër të lënduar – pamjet e shpërthimit të një fabrike kimike në Spanjë appeared first on Telegrafi.



Burimi

Shprehe reagimin
Like
Love
Haha
Wow
Sad
Angry

Merrni përditësime në kohë reale direkt në pajisjen tuaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More