Mbahet performancë vetëdijësuese kundër dhunës ndaj grave

0 2

Aktivistet e një grupi social kanë performuar sot para objektit të Qeverisë së Kosovës himnin feminist “Dhunuesi je ti” apo “Një dhunues në rrugën tënde” i grupit ‘Las tesis’ nga Kili.

Kjo performancë është realizuar si formë proteste dhe ngritje e zërit kundër dhunës ndaj grave.

Nën tingujt e këngëve “Shteti patriarkal është dhunuesi im” e “Dhunuesi je ti’, ‘Policia, është ‘Gjykata është’ ‘Parlamenti është’, “Krejt shteti” ato shprehen pakënaqësitë e tyre.   

Gjatë tri vjetëve të fundit në Kosovë janë vrarë 11 gra si pasojë e dhunës në familje. E në këtë periudhë 3.394 gra e kanë raportuar dhunën në polici.

Iniciativa për këtë performancë është ndërmarrë nga disa aktiviste në rrjetin social Facebook ku edhe e kanë koordinuar performancën për himnin global “Një dhunues në rrugën tënde”.

Kënga “Një dhunues në rrugën tënde” u performua për herë të parë më 20 nëntor 2019 në rrugët e kryeqytetit të Kilit – Santiago, ndërsa shumë shpejt kënga nisi të këndohej në shumë shtete të tjera, por edhe në Evropë, si Francë, Gjermani, Spanjë e Shqipëri.

The post Mbahet performancë vetëdijësuese kundër dhunës ndaj grave appeared first on Telegrafi.

Burimi

Shprehe reagimin
Like
Love
Haha
Wow
Sad
Angry

Merrni përditësime në kohë reale direkt në pajisjen tuaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More