Komunat e Maqedonisë do të marrin nga AUV mikroçipet për kafshët shtëpiake

0 2

Gjithsej 74.260 kafshë shtëpiake janë mikroçipuar deri më 31 dhjetor të vitit 2019. Prej tyre, 71.076 janë qen dhe 3,183 janë mace.

Që të ulet numri i qenve endacak, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) komunave të Maqedonisë do t[u dhurojë mikroçipat për kafshët shtëpiake që mbetën nga aksioni falas. AUV krahas mikroçipave, shqyrton mundësinë të ndajë edhe vauçerë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftoi drejtori i Agjencisë, Zoran Atanasov, do të tentohet të rritet edhe bashkëpunimi me shoqatat për mbrojtjen e kafshëve, posaçërisht në sterilizimin e qenve endacakë.

“Sterilizimi është propozuar me ndryshimet ligjore që për momentin ndodhet në procedurë kuvendare”, thotë Atanasov.

Ai shtoi se me ndryshimet ligjore ndalohet shitja e kafshëve personave të mitur.

Sipas drejtorit të AUV, problemi i qenve endacakë është problem dekadësh dhe nuk mund të zgjidhet për dy, tre vite./Telegrafi/

The post Komunat e Maqedonisë do të marrin nga AUV mikroçipet për kafshët shtëpiake appeared first on Telegrafi.

Burimi

Shprehe reagimin
Love
Haha
Wow
Sad
Angry

Merrni përditësime në kohë reale direkt në pajisjen tuaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More