Kjo është oferta e Lëvizjes Vetëvendosje për Lidhjen Demokratike të Kosovës  

0 3

Lëvizja Vetëvendosje të hënën mbrëma i ka bërë edhe një ofertë Lidhjes Demokratike të Kosovës për bashkëqeverisje, ku është propozuar që Qeveria e ardhshme të ketë 14 ministri, e jo 12 siç ishin pajtuar më parë këto dy subjekte politike.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se LVV i ka ofruar LDK-së që të udhëheq me 6 ministri, LVV me 5 dhe 3 sosh për minoritetet.  

Sipas këtij burimi, në ofertën që ka bërë LVV, kjo parti është pajtuar që LDK të merr edhe postin e Presidentit, shkruan Telegrafi.

LDK do t’i kishte edhe dy zëvendësministra më shume së LVV.

Ndryshe, nga LDK ka konfirmuar se LVV ua ka dërguar një ofertë të re për bashkëqeverisje dhe se do ta shqyrtojnë gjatë ditëve në vijim. /Telegrafi/

The post Kjo është oferta e Lëvizjes Vetëvendosje për Lidhjen Demokratike të Kosovës   appeared first on Telegrafi.

Burimi

Shprehe reagimin
Love
Haha
Wow
Sad
Angry

Merrni përditësime në kohë reale direkt në pajisjen tuaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More