Ambasadori amerikan në Serbi: Shpresoj që marrëveshja Serbi-Kosovë do të arritet deri në vjeshtë

0 3

Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, gjatë një interviste dhënë të përditshmes serbe Novosti, ka deklaruar se shpreson që para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje – deri në vjeshtë.

“Pritjet tona janë që para zgjedhjeve në SHBA të ketë përparim në procesin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, pasi që progresi është i domosdoshëm për stabilitet në rajon. Për këtë arsye do të vazhdojmë të përkrahim dialogun”, ka shtuar ambasadori amerikan në Serbi, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq i pyetur nëse ekziston mundësia që para zgjedhjeve presidenciale në SHBA të ndodh jo vetëm përparimi në dialog por edhe të shihen rezultatet e saj, Godfrey tha se shpreson në një gjë të tillë. /Telegrafi/

The post Ambasadori amerikan në Serbi: Shpresoj që marrëveshja Serbi-Kosovë do të arritet deri në vjeshtë appeared first on Telegrafi.

Burimi

Shprehe reagimin
Love
Haha
Wow
Sad
Angry

Merrni përditësime në kohë reale direkt në pajisjen tuaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More